Të fundit

Tre pjesëtarë të FSK-së përfshihen në një incident të dhunshëm: Prokuroria nis hetimet – FSK heshtë

Tre pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë përfshirë në një rrahje në Komunën e Gjilanit më datë 9 dhe 14 prill.

Lidhur me rastin, tashmë Prokuroria Themelore e Gjilanit, konkretisht Departamenti për Krime të Rënda, ka filluar hetimet.

Kështu kanë konfirmuar për Paparacin nga Zyra për Media e Prokurorisë në Gjilan.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka filluar hetimet lidhur me rastin për të cilin ju keni kërkuar informata. Në këtë rast janë të përfshirë tre (3) persona të pandehur – pjesëtarë të FSK-së”, thuhet në përgjigjen e tyre për Paparacin.

Policia Rajonale e Gjilanit nuk është deklaruar për këtë rast, përkundër kërkesës së Paparacit.

Paparaci gjithashtu ka bërë përpjekje për të marrë një përgjigje nga Forca e Sigurisë së Kosovës lidhur me përfshirjen e pjesëtarëve të tyre në këtë incident të dhunshëm, por deri më tani nuk ka pranuar ndonjë përgjigje nga ana e tyre.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci