Të fundit

Spanjë: Goditet organizata kriminale me origjinë shqiptare, sekuestrohen pothuasje 1 ton kanabis

Një organizatë me origjinë shqiptare, që dyshohet se është kriminale është goditur nga Policia në Spanjë.

Në kuadër të operacionit të quajtur ‘SERVANA’, Garda Cilive arrestoi pesë persona në Valencia, në mesin e tyre edhe kreu i organizatës.

Gjithashtu u sekuestruan pothuajse 1 ton kanabis sativa – 308 kilogramë ishin në procesin e tharjes.

Në kontrollet e ndryshme janë sekuestruar edhe: në Xeresa (7 njësi industriale të klimatizimit, filtra karboni, ventilatorë, depozita, ndriçues etj., me vlerë 170 mijë euro), në Gandía (disa pajisje celulare, 2 mijë euro cash, një furgon dhe një makinë) dhe në Rótova (pajisje elektrike, kondicionerë industrialë, transformatorë të tensionit të mesëm dhe objekte portative të rritjes dhe tharjes së marijuanës, me një vlerë prej më shumë se 250 mijë euro).

Në total vlera e materialit të sekuestruar arrin në 420 mijë euro, raporton media e huaj Ondacero.es, transmeton Paparaci.

Hetuesit konstatuan se ishte një organizatë me origjinë shqiptare, e strukturuar në mënyrë perfekte dhe me një metodologji kriminale të mirëpërcaktuar.

Autoriteti Gjyqësor urdhëroi masën arrest me burg për 3 nga të arrestuarit.

Ata kanë kombësi shqiptare dhe kubaneze dhe janë nga 29 deri në 43 vjeç. Po hetohen edhe dy persona të tjerë, një burrë dhe një grua, me kombësi spanjolle të moshës 57 dhe 43 vjeç.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci