Të fundit

Aksidenti me fatalitet në Lipjan, arrestohet shoferi i kamionit

Një 71-vjeçar ka vdekur të hënën në një aksident trafiku në Lipjan.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se në aksident janë përfshirë në veturë dhe një kamion, në rrugën “Ibrahim Rugova”.

Viktima ishte në veturë, e autoritetet policore e kanë arrestuar shoferin e kamionit.

“Nga informatat e para është bërë e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion dhe për pasojë një person, mashkull, 71 vjeç, ka humbur jetën. Përderisa policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti, me urdhër të prokurorit të shtetit vozitësi i kamionit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, tha Borovci.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci