Të fundit

Dugolli: Serbia po punon për realizimin e planit të Millosheviqit për Serbinë e Madhe

Sipas një raporti të inteligjencës amerikane, Ballkani Perëndimor ka gjasa të përballet me një rrezik të dhunës ndëretnike gjatë këtij viti. Në këtë kontekst komandanti suprem i NATO-s për Evropën, Kristofer Kavolli konfirmi se Aleanca ushtarake ka vendosur të rrisë trupat e KFOR-it në Kosovë, por edhe artilerinë e rëndë. Duke komentuar raportet e inteligjencës amerikane nënkryetari i komisionit për siguri në Kuvendin e Kosovës Enver Dugolli, këtë angazhim e konsideron reagim ndaj kërcënimeve të vazhdueshme që po bënë Serbia.

“ …deri sa Serbia nuk e njeh Kosovën mendon që me çdo formë ta destabilizoj situatën në rajon dyshimet dhe shqetësimet janë se ajo mund ta krijoj një rrethanë një momentum për të cilën po punon vazhdimisht në mënyrë që plani i Millosheviqit të realizohet e që ishte një Serbi e madhe. Ne shqetësohemi por nuk frikësohemi pra jemi të përgatitur për çdo gjë pasi që atdhe tjetër nuk kemi“, tha Dugolli për rtv21

Si pikë e nxehtë për tensione të mundshme vlerësohet veriu i vendit, sidomos pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një rreshter i policisë së Kosovës. Ndërkohë, zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicën e veriut Veton Elshani, e vlerëson situatën aktuale të sigurisë atje të qetë, por delikate. Elshani flet edhe për një vigjilencë të shtuar të policisë në veri dhe për një bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in

“Sulmi në Banjskë ka tregu se si përgjigjemi dhe si duhet të përgjigjemi, kërcënimi kryesor është Serbia nëse veç vendosë me e prekë atë butonin e panikut për çka edhe do ta prek ne jemi të gatshëm të përgjigjemi sepse duhet të përgjigjemi gjithmonë në koordinim me partnerët ndërkombëtar”, tha Elshani.

Raporti i zyrës së drejtorit të inteligjencës kombëtare të SHBA-së paralajmëron se udhëheqësit nacionalistë të Ballkanit ka të ngjarë t’i përkeqësojnë tensionet për avantazhe politike ndërkohë që aktorët e jashtëm duke iu referuar Rusisë dëshirojnë t’i shfrytëzojnë këto tensione për ruajtje dhe shtrirje të ndikimeve të tyre në Ballkanin Perëndimor.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci