Të fundit

Pioli shkarkohet në fund të sezonit

Gjigantët e Serie A, Milan janë të vendosur të shkarkojnë trajnerin Stefano Pioli në fund të sezonit, me qëndrimin e italianit te kuqezinjtë tani disa javë larg përfundimit.

“La Gazzetta dello Sport” ka raportuar për të ardhmen e Piolit në klub, duke deklaruar se gjërat për të ardhmen e tij duken më të sigurta se kurrë tani. Pasi kaloi kohë të vështira në fillim të sezonit, humbja ndaj Interit vetëm sa e ka siguruar klubin se Pioli nuk mund ta çojë më Milanin përpara.

Dyshime të mëdha ishin shfaqur pas eliminimit nga Europa League, por tashmë duket se është konfirmuar se Pioli do të largohet në fund të sezonit, përcjellë KosovaPress.

Emrat për zëvendësuesit e mundshëm tashmë janë duke u përhapur në horizont. Dy emra të mundshëm janë Paulo Fonseca dhe Julen Lopetegui. Alternativat përfshijnë ish-trajnerin e Paris Saint-Germain, Christophe Galtier dhe ish-trajnerin e River Plate, Marcelo Gallardo, por që të dy kanë kontrata të pasura me klubet në Lindjen e Mesme dhe kjo do t’i vështirësojë gjërat.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci