Të fundit

62 vjet burgim ndaj gjashtë të akuzuarve për dhunimin e 11-vjeçares

Gjashtë të akuzuar për dhunimin e një vajze 11-vjeçare në Prishtinë verën e vitit 2022, janë dënuar sot me 62 vjet burgim.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur sot aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarve B.R, D.RR, B.S, M.S, F.S, M.R, G.S dhe E.S.

Sipas verdiktit të Gjykatës, i akuzuari B.RR është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 12 viteve, ndërsa të akuzuarit D.RR, B.S, M.S, F. S dhe M.R janë dënuar në kohëzgjatje prej dhjetë vitesh, secili veç e veç.

Ndërsa, i akuzuari G.S është liruar nga aktakuza për veprën penale të Dhunimit, i pandehuri D.RR është liruar nga aktakuza për veprën penale ‘Ndihmë në kryerjen e veprës penale të Dhunimit’, i pandehuri F.S është liruar nga aktakuza për veprën penale ‘Ndihmë në kryerjen e veprës penale të Dhunimi’, si dhe i akuzuari E.S është liruar nga aktakuza për veprën penale ‘Ndihmë në kryerjen e veprës penale të Dhunimit’.

Të akuzuarve B.R, D.RR, B.S, M.S, F.S dhe M.R. iu është caktuar masa e paraburgimit deri ne plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Rasti i dhunimit të 11-vjeçares kishte tronditur opinionin kur u bë publik në muajin gusht të vitit 2022.

Atë kohë fillimisht u raportua për pesë persona të dyshuar për dhunim të fëmijës. Më pas u zbulua se 11-vjeçarja ishte dhunuar edhe gjatë muajit qershor.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci