Të fundit

Vendimi i dyshimtë ndaj kompanisë private, ushtrohet kallëzim penal ndaj Kryeinspektores dhe dy inspektorëve shëndetësorë

Prokurorët e Shtetit e kanë tash e tri javë ditë para vetes një kallëzim penal të ushtruar ndaj ushtrueses së detyrës së Kryeinspektorit Shëndetësor, Nora Kursani-Demjahës dhe dy inspektorëve Nysret kuleta e Hikmete Blakqori.

Sipas një kallëzimi të ushtruar nga drejtori i kompanisë private KosovaMed Healthcare, Kastriot Asllani, aktualisht udhëheqësja e Inspektoratit Shëndetësor dhe dy inspektorë të saj janë denoncuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Kallëzimi penal është deponuar më 2 mars të këtij viti në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Sipas denoncimit, në tetor të vitit të kaluar, tre inspektorët shëndetësorë, patën nënshkruar një vendim për ndërprerjen e punës të KosovaMed Healthcare SHPK, për arsye se Kompania ka të punësuar staf shëndetësor te cilët kryejnë shërbime shëndetësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas, sipas një kontrate të lidhur me Komunën e Drenasit.

“Kastriot Asllani ushtron këtë kallëzim penal ndaj Hikmete Blakqorit, inspektore shëndetësore në Inspektoratin Shëndetësor të Republikës së Kosovës (ISHK), Nysret Kuletës, inspektor shëndetësor në ISHK dhe Nora Kursani Demjahës, ushtruese e detyrës së Kryeinspektorit Shëndetësor”, thuhet në kallëzimin penal.

“Ekziston dyshim i arsyeshëm se e dyshuara Hikmete Blkaqori, duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare, me datë 27.10.2023, pavarësisht që e dyshuara nuk ishte prezente në inspektim, e as nuk e përpiloi Procesverbalin e Inspektimit, ajo përpilon raport inspektimi specifik për KosovaMed Healthcare Sh.P.K. dhe po ashtu në të njëjtën ditë bie vendim të kundërligjshëm me të cilin vendim, kompanisë KosovaMed Healthcare Sh.P.K. i ndalon ushtrimin e veprimtarisë deri në licencim nga Ministria e Shëndetësisë”, thuhet ndër tjerash në kallëzim penal.

Rreth tre muaj pas vendimit të Inspektoratit Shëndetësor për t’ia pezulluar punën kompanisë ‘KosovaMed Healthcare Sh.P.K’, në janar të këtij viti, vendimi i inspektorëve shëndetësorë u anulua nga Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave në Ministrinë e Shëndetësisë.

Komisioni i Ankesave e rrëzoi si të pabazuar vendimin e Inspektoratit Shëndetësor. Konstatoi se ‘Kosova Med Health Care SHPK’ është kompani e licencuar nga AKPPM për ofrim të kuadrove profesional medicinal në institucione shëndetësore të licencuara.

Interpretim tjetër rreth kontratës së ‘KosovaMed Healthcare’ me Komunën e Drenasit, ka nxjerrë Zyra Ligjore e Ministrisë së Shëndetësisë. Në muajin mars të këtij viti, Zyra Ligjore i ka dhënë të drejtë inspektorëve.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci