Të fundit

Ambasadori britanik përkrah punën e Prokurorisë Speciale, dhuron donacion për punën e prokurorëve

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës z. Blerim Isufaj ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, z. Jonathan Hargreaves.

Në fillim të këtij takimi kryeprokurori Isufaj e falënderoi ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, z. Jonathan Hargreaves, për vizitën e tij në Prokurorinë Speciale, duke theksuar se prania e tij në këtë institucion është konfirmim i dëshmuar i mbështetjes për Prokurorinë Speciale dhe për më tepër mbështetje për të luftuar krimin dhe korrupsionin e nivelit të lartë.

Tutje Kryeprokurori Isufaj njoftoi të pranishmit për rolin, strukturën dhe funksionimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, si dhe për punët dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ky institucion në realizimin e mandatit të tij në konsolidimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Edhe në këtë takim Kryeprokurori Isufaj potencoi se pavarësisht sfidave me të cilat ballafaqohen, prokurorët e kësaj prokurorie përgjatë punës së tyre udhëhiqen vetëm nga vlerat e pavarësisë, profesionalizmit dhe etikës me qëllim që rezultatet e punës të arrihen me guxim dhe vetëm siç është përcaktuar me Kushtetutë dhe ligjet në fuqi.

Me këtë rast Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës z. Blerim Isufaj dhe Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, z. Jonathan Hargreaves, nënshkruan marrëveshje për pranimin e një donacioni- pajisje për video-incizimin e intervistimit të të pandehurve, dhuruar për PSRK-në nga Ambasada Britanike në Prishtinë.

Kryeprokurori Isufaj, ka falënderuar Ambasadorin Hargreaves, për donacionin e dhënë, duke theksuar se kjo ndihmë është e çmuar dhe e rëndësishme për të mbështetur punën e prokurorisë në luftimin e krimeve dhe për të forcuar kapacitetet e tyre për të siguruar drejtësi.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z. Blerim Isufaj  e falënderoi Ambasadorin Britanik edhe për mbështetjen e dhënë ndër vite në ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale, etike dhe logjistike të Prokurorisë Speciale.

Nga ana tjetër Ambasadori Hargreaves, ka shprehur mbështetjen e tij për kryeprokurorin Isufaj, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke potencuar gatishmërinë e Ambasadës Britanike për organizimin e trajnimeve për prokurorë dhe staf mbështetës, me qëllim të zbatimit të reformave ligjore dhe institucionale.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci