Të fundit

Kajtazi: Angazhimi i Kurtit në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, anti-kombëtar dhe i dyshimtë

Gazetari Vehbi Kajtazi e ka cilësuar ‘krejtësisht të anti-kombëtar dhe të dyshimtë’ angazhimin e kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut.

Kajtazi ka thënë sot se pozicionimi i kryeministrit të Kosovës kundër Ali Ahmetit, liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, është i gabuar.

“Angazhimi i Kurtit është krejtësisht i dyshimtë dhe antikombëtar. Pse? Sepse Ali Ahmeti është njëri prej udhëheqësve te luftës për çlirimin e Kosovës. Sepse Ali Ahmeti kurrë nuk kërkoi dhe nuk mori asgjë nga Kosova për shërbimin që i bëri për liri dhe pavarësi”, ka thënë Kajtazi.

“Sepse Ali Ahmeti bëri më shumë për Kosovën sesa krejt këta që udhëheqin Kosovën këto tri vjet e fundit”, ka thënë ai.

Kajtazi ka deklaruar se Ali Ahmeti mund të mos jetë i mirë vetëm për maqedonasit, e jo për shqiptarët.

“Siç e theksova, votuesit shqiptarë në Maqedoni të Veriut kanë të drejtë të zgjedhin këdo. Por para se ta bëjnë ketë duhet të mendojnë mirë se a janë për zhvillim e përparim, apo për diskriminim dhe izolim”.

“Ali Ahmeti mund të mos jetë i mirë vetëm për maqedonasit, kurrsesi për shqiptaret.
Pozicionimi i Kurtit ne raport me Ali Ahmetin, është akt kundër interesave te shqiptarëve në Maqedoni. Kështu do të duhej ta shihnin votuesit atje”, është shprehur ai.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci