Të fundit

Lajçak për “çështjen e dinarit”: U ngushtua hendeku mes palëve, pres propozime në takimin tjetër

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka bërë përmbledhjen rutinë të një jave punë me çështjet e Ballkanit Perëndimor, të cilën e nisi me një vizitë në Bosnjë e Hercegovinë.

Për takimin e javës së kaluar të nivelit teknik mes Kosovës dhe Serbisë, Lajçak tha se ndihmoi për të ngushtuar hendekun mes palëve mbi “çështjen e dinarit”.

Lajçak ka lajmëruar edhe për një takim tjetër mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe kryenegociatorit serb, Petar Petkoviq. Ai tha se nga palët pret propozime konkrete që e çojnë përpara çështjen.

“Nga Bosnja u ktheva në Bruksel për vazhdimin e përpjekjeve të Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një mes në lidhje me të ashtuquajturën “çështje të dinarit”. Diskutuam një zgjidhje të mundshme të përkohshme për qytetarët e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për operimin me para të gatshme dhe besoj se ia dolëm ta ngushtojmë boshllëkun. Në të njëjtën kohë, disa dallime mbeten dhe për këtë arsye do të pres sërish dy kryenegociatorët në Bruksel dhe pres që bisedimet tona të bazohen në ide shumë konkrete, të cilat do të na mundësonin të ecim përpara në interes të popullit”, ka shkruar Lajçak.

Ai përmendi edhe pjesëmarrjen e tij në edicionin e parë të konferencës “Miqtë e Ballkanit” në Slloveni, e cila u organizua nga instituti i ish-presidentit slloven, Borut Pahor, i cili synon pozitën e Lajçakut pas përfundimit të mandatit të tij në gusht.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci