Të fundit

Pezullohet profesori Xhevat Krasniqi

Rektori i UP-së mori vendim për pezullimin nga puna të profesori Xhevat Krasniqi me efekt të menjëhershëm.

Në një njoftim për media, Universiteti i Prishtinës tha se pezullimi nga puna i profesorit vlen derisa të përfundojnë veprimet hetuese nga ana e Prokurorisë se Shtetit.

“Mbi bazën e vendimit të Këshillit të Etikës dhe rekomandimit drejtuar Rektoratit, Rektori i UP-së mori vendim për pezullimin nga puna të Prof. Xh.K., me efekt të menjëhershëm, sipas kornizës normative përkatëse, derisa të përfundojnë veprimet hetuese nga ana e prokurorisë se shtetit”, thuhet në njoftimin e UP-së.

Për këto dhe çështje të tjera të vendosura, Këshilli i Etikës do të nxjerrë vendim me shkrim, i cili do t’u komunikohet palëve gjatë ditëve në vijim”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në njoftim bëhet e ditur se Këshilli i Etikës i Universitetit të Prishtinës refuzon sulmet brutale nga persona brenda dhe jashtë UP-së dhe “kërkon përmbajtje dhe rezervim nga çfarëdo ndërhyrje dhe sulm ndaj UP-së, sidomos nga vetë anëtarët e stafit të UP-së”.

Profesori i UP-së po akuzohet nga 27 studentë për ngacmim seksual.

Krasniqi, i cili është profesor i matematikës në Fakultetin e Edukimit, ka dëshmuar të hënën para Këshillit të Etikës së Universitetit të Prishtinës.

Profesori i ka hedhur kategorikisht poshtë akuzat për ngacmim seksual të mbi 25 studenteve.

Ai ka thënë se studentet e kanë bërë denoncimin për shkak të dështimit për të kaluar provimin. Ka thënë se “të gjitha shprehjet në ankesë janë shpifje”.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci