Të fundit

Shkëndijë Asociacioni, PE i thotë PO heqjes së vizave për pasaportat “kordinacija” që lëshohen nga Beogradi për serbët kosovarë

Përderisa Asociacioni vijon të jetë kryetemë edhe para votimit të Komitetit të Ministrave më 18 maj, një tjetër hap pozitiv është bërë sot për serbët kosovarë.

Kjo pasi, këta të fundit kanë marrë edhe miratimin e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për pasaportat “kordinacija”, përcjell Paparaci.

Këto pasaporta lëshohen nga Beogradi dhe janë të destinuara për qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë.

Interesant është fakti se edhe në rundin pararendës, pra për votimin pozitiv në LIBE nuk kishte pasë shumë reagime, as nga autoritetet kosovare, madje edhe as nga opozita.

Duhet thënë se nga Aeroporti i Prishtinës nuk është e mundur të udhëtohet me pasaportë të lëshuar nga Drejtoria Koordinuese e MPB-së së Serbisë në Beograd për qytetarët e Kosovës, sepse autoritetet e Kosovës e konsiderojnë të paligjshme. Megjithatë, poseduesit e këtyre pasaportave mund të udhëtojnë nga çdo vend i rajonit.

Komisioni Evropian në muajin nëntor të vitit të kaluar kur rekomandoi heqjen e vizave edhe për bartësit e këtyre pasaportave, si arsyetim dha qëllimin që të gjithë qytetarët e rajonit të Ballkanit Perëndimor të gëzojnë liberalizimin e vizave, pa marrë parasysh se çfarë pasaporte posedojnë. Ky propozim i Komisionit Evropian erdhi pasi ishte e qartë se nga 1 janari shtetasit e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në vendet e Schengenit.

Kjo mbase mund të jetë një tjetër shkëndijë e Asociacionit, çështje kjo që shumë lehtë e shpejt mund të shkojë në Kushtetuese para datës 10 maj, si garanci e krerëve tanë për faktorin ndërkombëtar, që pritet të konfirmojë anëtarësinë tonë në Këshillin e Evropës.

 

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci