Të fundit

​Kërcënojnë ekstremistët serbë, publikojnë fotografi drejtuar armën policit të Kosovës

Policia e Kosovës është bërë cak i disa grupeve ekstremiste serbe, të cilat publikojnë në Telegram kërcënime të ndryshme ndaj këtij institucioni të sigurisë.

Së fundmi, kanë shkuar aq larg sa që njëri nga personat që ka llogari në Telegram ka postuar një fotografi ku shihet arma drejtuar një polici të Kosovës.

Kjo fotografi e postuar më datë 14.04.2024 (nuk dihet kur është realizuar foto), besohet se foto është bërë në veri.

Në disa nga grupet serbe të hapura në rrjetin social Telegram nga serbë ekstremistë, bëhet thirrje për “luftë në Kosovë”.

Ndërkaq në foton tjetër shihen grupet e formuara në rrjete sociale (me emërtime si Telegram, Srpska Sparta-Info, Bunt, Srbi u Crnoj Gori), të cilat kërcënojnë dhe propagandojnë kundër institucioneve, mekanizmave të rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës.

Kujtojmë se në qershor të vitit të kaluar “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” janë shpallur nga Qeveria e Kosovës organizata terroriste. Ndërsa një grup ekstremistësh serbë në shtator të vitit të kaluar organizoi sulm terrorist në Banjskë të Zvecanit, ku mbeti i vdekur rreshteri policor Afrim Bunjaku e u plagosën dy të tjerë.

 

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci