Të fundit

Hoti: Borrelli e Lajçaku s’janë përgjigjur për moszbatimin nga Serbia të Deklaratës për personat e zhdukur

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, deklaroi se Serbia nuk po zbaton deklaratën për personat e gjetur, të nënshkruar me 2 maj në Bruksel.

Ai tha se lidhur me këtë u ka dërguar letër ndërmjetësuesve të dialogut, por edhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Para anëtarëve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Hoti u shpreh se së shpejti Ligji për Personat e Zhdukur do të jetë për konsultime publike.

“Në shtator të vitit 2023 i kam dërguar letër zotëri Borrell që është ndërmjetësues pikërisht i deklaratës për personat e zhdukur. Në janar të vitit 2024 i kemi përsëritur letrën ndaj zotëri Borrell prapë që është ndërmjetësues dhe zotëri Lajçak për mos zbatim të deklaratës nga ana e Serbisë”.

“Fatkeqësisht as nga Vuçiq që është e pritshme, as nga zotëri Borrell, as nga zotëri Lajçak nuk kam pranuar asnjë dokument deri më sot, asnjë letër deri më sot, asnjë përgjigje deri më sot se pse nuk zbatohet deklarata e personave të zhdukur e cila është miratuar pikërisht me ndërmjetësimin e tyre në Bruksel”, shtoi ai.

Tutje, Hoti theksoi se janë duke punuar në katër lokacione brenda territorit të Kosovës, ndërkaq kanë kërkuar informacione për 16 lokacione në Serbi.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci