Të fundit

Dhuna në familje, Haxhiu iu drejtohet kryetarëve të komunave: Me urgjencë të veprohet në këto obligime

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në cilësinë e Koordinatores Kombëtare kundër dhunës në familje, javën e kaluar u është drejtuar 38 kryetarëve të Komunave të Kosovës, me kërkesën për zbatim të obligimeve që dalin nga Strategjia kundër dhunës.

Përmes një shkrimi në Facebook, ajo ka thënë se janë rreth 40 obligime që duhet të adresohen nga komunat ashtu që të kontribuohet përmbajtësisht në parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje dhe ajo me bazë gjinore.

Haxhiu ka listuar obligimet që duhet vepruar me urgjencë:

Të mbështeten për pavarësim financiar viktimat e dhunës në familje:

Duke mbuluar pagesën për qera

Suke mbuluar shpenzimet mujore për të mbijetuarat

Subvencionimi i pagesave për kopshte të fëmijëve të viktimave të dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave

Të pajisen me detektor të sigurisë të gjitha strehimoret dhe QPS-të nga komunat

Të shtohen kapacitetet njerëzore dhe profesionale në QPS, bazuar në analizën që ka bërë Ministria e Drejtësisë në të gjitha Komunat

Shtrirja e qasjes shumë-sektoriale të koordinuar të trajtimit të dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave në mbarë Kosovën, përmes themelimit të Mekanizmave Koordinues në komunat ku mungojnë

Informimi i viktimave/të mbijetuarave të dhunës në familje e dhunës ndaj grave, si dhe publikut në tërësi, mbi të drejtat e tyre dhe shërbimet ku mund të marrin ndihmë, përfshirë ndihmën juridike falas për personat e ekspozuar ndaj dhunës, në një gjuhë që ato/ata e kuptojnë;

Mbështetja e strehimoreve me financim të vazhdueshëm;

Për të ofruar siguri dhe mirëqenie për vajzat dhe gratë, veprimi duhet të jetë i përbashkët dhe ndërinstitucional, në këtë drejtim, uroj që të gjithë kryrtarët të reflektojnë mbi politikat lokale dhe të zbatojnë obligimet që dalin nga Strategjia.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci