Të fundit

“Ngacmim seksual”: Prokuroria aktivizohet për rastin e profesorit Xhevat Krasniqi

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka inicuar rast në drejtim të veprës penale “ngacmim seksual” ndaj profesorit të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi.

Kështu ka konfirmuar për Paparacin zëdhënësja e prokurorisë, Laureta Ulaj.

Ajo tha se prokuroria e ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e veprimeve hetimore.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, sipas detyrës zyrtare ka iniciuar rast në drejtim të veprës penale ‘ngacmimi seksual’, sipas KPRK-së. Ashtu siç iu kemi njoftuar, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e veprimeve hetimore, me qëllim të grumbullimit të provave dhe informatave lidhur me këtë çështje. Aktualisht mund t’iu konfirmojmë se në kuadër të veprimeve hetimore janë duke u marrë deklarata të personave të përfshirë në këtë rast, si dhe veprime të tjera, konform dispozitave të KPPRK-së”, tha Ulaj.

Profesori i UP-së po akuzohet nga 27 studentë për ngacmim seksual.

Gjatë ditës së martë, Këshilli i Etikës i ka rekomanduar Rektoratit pezullimin e Krasniqit.

Rektori i UP-së mori vendim për pezullimin nga puna të profesori Xhevat Krasniqi me efekt të menjëhershëm.

Në një njoftim për media, Universiteti i Prishtinës tha se pezullimi nga puna i profesorit vlen derisa të përfundojnë veprimet hetuese nga ana e Prokurorisë se Shtetit.

Ndërkaq kundër këtij vendimi kanë dalë nga Lëvizja Feministe Studentore. Ata e quajnë vendimin e UP-së të papranueshëm dhe ikje nga përgjegjësia./Paparaci

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci