Të fundit

Bunjaku-Rexhepi: Raporti i DASh-it tregon për keqqeverisje të Kurtit, të largohet para përfundimit të mandatit

Në komentim të raportit të DASh-it, deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi thotë ky raport tregon për keqqeverisje nga Albin Kurti.

Ajo thotë se theksi vëhet tek “pengimi i drejtësisë së pavarur, dëmtimin e gazetarisë së pavarur, dëmet në buxhetin e Kosovës nga korrupsioni i frikshëm, pasojat fatale nga dhuna gjinore dhe politikat e gabuara ndaj integrimit të komuniteteve etnike”.

Ndër tjera, deputetja thekson se “raporti i DASH-it duhet të bëhet bazë e mjaftueshme për të kërkuar largimin e kësaj Qeverie edhe para përfundimit të mandatit zyrtar dhe ky raport të shërbejë për votën e ardhshme të ndëshkimit të Qeverisë Kurti 2 nga qytetarët”.

“Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) i dha një vlerësim tejet negativ Qeverisë Kurti 2, me publikimin e fundit, atë që tashmë e kishte adresuar edhe LDK-ja si opozitë dhe unë si deputete në çdo fjalim timin në Kuvendin e Kosovës dhe Komisionet Parlamentare si anëtare.

Gjetjet kryesore të DASH-it për Qeverinë Kurti 2 janë:

  1. Pavarësia e Gjyqësorit është shkelur, kërcënuar dhe prekur, duke shfaqur shqetësim për (PA)DREJTËSINË në Kosovë.
  2. Kufizimet në LIRINË E SHPREHJES dhe të MEDIAS janë rritur dhe është mundësuar krijimi i një ambienti armiqësor për gazetarët, rritja e dhunës dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve, duke shfaqur shqetësim për DEMOKRACINË në Kosovë.
  3. KORRUPSIONI qeveritar është serioz, i lartë, pa përgjegjësi, pa ndëshkueshmëri, pa llogaridhënie dhe transparencë.
  4. DHUNA GJINORE ka arritur në përmasa alarmante, qoftë si dhunë brenda familjes, qoftë si dhunë nga partneri intim, e deri në vrasje tragjike.
  5. QASJA E GABUAR ndaj komuniteteve etnike”, shkruan ajo.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci