Të fundit

Pezullimi nga puna i profesorit pas akuzave për ngacmim seksual, reagon Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Negavci, ka reaguar pasi profesori Xhevat Krasniqi me vendim të rektoratit dhe këshillit të ttikës është pezulluar nga puna si profesor në Universitetin e Prishtinës si i dyshuar për ngacmime seksuale ndaj studentëve.

Këtë vendim e ka mirëpritur ministrja Arberie Nagavci, e cila ka shkruar në Facebook, të martën.

Ajo ka thënë se asnjë shkelje nuk do të mbetet pa ndëshkuar në universitetet kosovare.

“Ashtu siç jemi zotuar se për të gjitha sjelljet që bien ndesh me normat e kodit etik dhe kuadrin normativ, në veçanti rastet e ngacmimeve seksuale toleranca do të jetë zero”.

“Mirëpres Vendimin e Këshillit të Etikës dhe atë të Rektorit të UP-së, Prof. dr. Qerim Qerimi. Organet përgjegjëse të Universitetit të Prishtinës, në funksion të autonomisë së tyre, e trajtuan dhe morën vendim për rastin e fundit, sepse qëllimi është i njëjtë, arsimi duhet të udhëhiqet nga kodi etikës dhe sjellja profesionale. E kundërta do të ndëshkohet gjithmonë!  Shpresoj që edhe organet e hetuesisë të veprojnë me efikasitet në trajtimin e këtij rasti”.

“Si ministre e Arsimit jam zotuar se të gjitha rastet e denoncuara nga studentët nuk do të mbetën më në arkiva dhe zvarriten pa fund nga institucionet që kanë për detyrë t’i trajtojnë ato. Bëj apel tek të gjitha institucionet arsimore, të ndërmarrin hapa për të parandaluar çfarëdo shkelje të kodit të etikës dhe të krijojnë mjedise të sigurta, ndërsa studentët i inkurajojë të denoncojnë çdo rast të tillë apo shqetësim që kanë për të ndryshuar të gjithë së bashku sistemin arsimor”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci