Të fundit

Abdixhiku kërkon dorëheqjen e Haxhiut: Derisa gratë po vriten, ajo bën fushatë në Maqedoni

I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku kërkon dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, pasi ka marrë pjesë në fushatë zgjedhore në Maqedoninë e Veriut në ditën që në Kosovë ishte ditë zie për vrasjen e grave.

“Ke një ministre të drejtësisë që i vriten gratë në Kosovë dhe bën fushatë në Maqedoninë e Veriut. Po të kishte një kompas moral, do të duhej të tërhiqej, por si duket nuk ka. Në ditën e zisë bën fushatë në një vend tjetër, një ministre e drejtësisë e cila njihej për protestën kundër vetes”, tha ai në Rubikon.

Ai shprehet i trishtuar me siç thotë “nivelin e mos reagimit së shoqërisë civile në Kosovë”.

“Kanë qenë aq të gjalla e aktive, janë strukur kaq shumë në frikë prej popullizmit”, thotë kryetari./Paparaci

 

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci