Të fundit

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – policia shpalos detajet

Gjuajtje me armë zjarri  janë raportuar të kenë ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrugën ”Brigada 153″ në Hajvali.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i policisë, Agron Borovci i cili tha se dyshohet se shkrepja ka ndodhur nga një veturë në lëvizje.

Sipas tij, nuk raportohet për persona të lënduar.

“Rreth orës 17:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Brigada 153″ në Hajvali. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore. Nga veprtimet e para policore dyshimet janë ngritur se shkrepja ka ardhur nga një veturë në lëvizje, ndërkaq deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.”, tha ai.

Borovci tha se policia po punon në mbledhjen e informacioneve rreth identitetit të të dyshuarve.

“Policia po punon në mënyrë aktive për të mbledhur më shumë informacion rreth identitetit të të dyshuarve të përfshirë në rast, ndërkohë që po vijon dhe puna hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, përfundoi ai.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci