Të fundit

Në gjendje të rëndë, Carlos Tevez shtrohet me urgjencë në spital

Ish-sulmuesi i Argjentinës, carlos Tevez, është shtruar në spital pas dhimbjeve në gjoks.

40-vjeçari, një nga vetëm 14 futbollistët që ka luajtur për Manchester United dhe Manchester City, e kaloi natën në një klinikë në Buenos Aires pasi kërkoi ndihmë mjekësore.

Ai do t’i nënshtrohet më shumë testeve sot në një spital tjetër aty pranë. Klubi që menaxhon sulmuesi i pensionuar, Independiente, konfirmoi pranimin e tij në spital brenda natës pasi tha se rezultatet fillestare kishin qenë ‘të kënaqshme’.

Raportet lokale i kanë lidhur problemet me stresin. Tevez ende nuk ka bërë ndonjë koment zyrtar.

Independente tha në një deklaratë: “Trajneri ynë, Carlos Tevez, shkoi në spitalin La Trinidad në San Isidro me dhimbje gjoksi. Ai ka kryer testet përkatëse dhe kanë qenë të kënaqshme.”

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci