Të fundit

Gjukanoviq: Ballkani i Hapur uverturë për Serbinë e Madhe dhe Shqipërinë në kufij të natyrshëm

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, në një intervistë për mediumin malazez “Antena M”, ka komentuar nismën “Ballkani i Hapur”, duke e vlerësuar atë si “një uverturë për krijimin e Serbisë së Madhe dhe kundërpeshës së saj – Shqipërisë në kufij të natyrshëm”.

“Është legjitime që Amerika të ekspozojë dy interesat e saj shumë të rëndësishme politike në këtë rajon. Dhe kjo është ndarja e Serbisë nga Rusia dhe së dyti për të parandaluar destruktivitetin politik dhe diplomatik të Serbisë kur bëhet fjalë për njohjet ndërkombëtare të Kosovës. Është e drejtë e zakonshme e një fuqie të madhe për të përdorur politikën e saj për të marrë përsipër interesat e vendeve dhe rajoneve të tjera dhe prandaj qëllimisht mbyll një sy ndaj retorikës së sotme të Beogradit zyrtar, e cila në asnjë mënyrë nuk devijon nga narrativi dhe praktika e Serbisë nga fillimi i viteve 1990. Atëbotë Millosheviqi u nis që gjoja “të mbrojë” serbët e rrezikuar në Bosnjë dhe Hercegovinë, por edhe sot po përpiqet Vuçiqi që “të mbrojë të drejtat e gjoja “të rrezikuara të serbëve” në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ne e dimë se si ka përfunduar Serbia herën e parë dhe e dimë se si mund të përfundojë edhe herën e dytë dhe çdo herë tjetër”, ka theksuar Gjukanoviq, transmeton Paparaci.

Ai gjithashtu ka thënë se po e vëren “entuziazmin e madh të pasardhësit të Sorosit në Ballkanin Perëndimor” me ambicien që të na shpjegojë se çfarë është e mirë për ne dhe për të na imponuar “zbulimin e tij shpëtues”,  Ballkanin e Hapur, por që nuk arriti ta bëjë “me dy mbështetësit e tij më të afërt” – presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama.

“Megjithëse ai u përpoq ta bënte këtë me Vuçiqin dhe Ramën, të cilët për këtë qëllim rekrutuan edhe “fatkeqin tonë” (Dritan) Abazoviqin, i cili ishte një lojtar absolutisht i papjekur dhe i pa përkushtuar ndaj interesave malazeze dhe që shpresonte që duke i shërbyer lojës së tyre, për të, lojtarë autoritar rajonalë dhe ndërkombëtarë, do të forconte autoritetin e tij të mangët dhe për të zgjatur jetën e karrierës së tij. Ai sot përsëri është në margjinë. Mal të Zi disi është kthjelluar politikisht, falë mësimeve që kemi nxjerrë gjatë katër vjetëve të mëparshme, dhe mendoj se ideja e Ballkani i Hapur është bërë një gjë e së kaluarës”, ka pretenduar Gjukanoviq./Paparaci.com

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci