Të fundit

Grubi: Koalicionet dështuan që ta shkatërrojnë UÇK-në, BDI-në e Ali Ahmetin

Artan Grubi nga radhët e BDI-së, pas rezultateve të para në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut, në një konferencë për media në Çair, ka deklaruar se “fitorja në këto zgjedhje” është një triumf i qytetarëve për Maqedoni Evropiane.

Grubi ka deklaruar se gjithë ato koalicione për ta shkatërruar UÇK-në, BDI dhe Ali Ahmetin dështuan në mënyrë spektakulare.

Grubi mes tjerash ka shprehur falënderimet e tij për qytetarët e Çairit dhe të gjithë ata që mbështetën BDI-në në këto zgjedhje.

Ai gjithashtu ka parashikuar se fitoren e tyre do ta dyfishojnë në zgjedhjet e ardhshme.

“Është çliruar Çairi sepse fitoj Maqedonia evropiane, sepse po bëjmë festë. Me gjithë ato konstruksione me gjithë ato koalicione për ta shkatërruar UÇK-në, BDI dhe Ali Ahmetin dështuan në mënyrë spektakulare sepse qytetarët shqiptar dhe të tjerët të Maqedonisë së Veriut u përcaktuan për Maqedoni shqiptare për Ali Ahmetin. Unë dua të falënderoj të gjithë qytetarët. Kjo fitore do të dyfishohet në maj”, ka deklaruar Grubi nga BDI-ja.

Në rezultatet e para nga KSHZ, në Çair, është duke prirë Bujar Osmani me 40.14% derisa Arben Taravari ka 35.11%.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci