Të fundit

E goditi qëllimisht me veturë viktimën: Detaje nga vrasja e rëndë në Pejë

Policia e Kosovës e ka arrestuar të mërkurën në mbrëmje S.J., shtetas i Shqipërisë, nën dyshimin për vrasje të I.O., po ashtu shtetas i Shqipërisë.

Të enjten, në raportin 24-orësh, Policia ka thënë se S.J. dyshohet se qëllimshëm e ka goditur me veturë viktimën i cili ka qenë duke ecur.

“Është arritur të arrestohet i dyshuari shtetas i R. Shqipërisë, pasi që dyshohet se qëllimisht me veturë kishte goditur viktimën mashkull poashtu shtetas i R. Shqipërisë”, tha Policia.

“Si pasojë e plagëve te marra nga aksidenti, viktima ka ndërruar jete në Spitalin e Pejës”.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci