Të fundit

Mickoski: U dëgjova me Taravarin, i urova qeveri të ardhshme

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencën për shtyp pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale të mërkurën, tha se pas publikimit të rezultateve të para, ka kontaktuar me opozitën shqiptare, konkretisht me Arben Taravarin.

Mickoski tha se i uroi e “qeveri të ardhshme në Maqedoni Taravarit.

“Para se të drejtohem para jush, u dëgjova me opozitën shqiptare, me z.Arben Taravarin, e urova për rezultatin dhe i dëshirova zgjedhje parlamentare të suksesshme dhe Qeveri të ardhshme në Maqedoni”, tha Mickoski.

Kandidatja e VMRO-DPME, Gordana Siljanovska – Davkova, e fitoi bindshëm raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Siljanovska – Davkova i fitoi 40.10 për qind të votave, ndërsa Stevo Pendarovski nga Lidhja Social Demokrate (LSDM) në pushtet, i fitoi 19.93 për qind të votave.

Shtatë kandidatë garuan në rundin e parë, në mesin e të cilëve edhe dy shqiptarë, të cilët nuk ia dolën të fitonin vota të mjaftueshme për ta siguruar balotazhin.

Bujar Osmani nga Fronti Evropian i mori 13.36 për qind të votave, ndërsa Arben Taravari nga koalicioni opozitar VLEN 9.21 për qind të votave.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci