Të fundit

Kjo është e gruaja e Declan Rice: Tifozët tallen me të për shkak të pamjes, ajo i fshin të gjitha fotot

Tifozët e Chelseat në tribunat e Emirates gjatë derbit të fundit u tallën me paraqitjen e të gruas së Declan Rice, pas së cilës ajo ndërmori një hap radikal dhe fshiu të gjitha fotot nga rrjetet sociale.

Rice ka qenë në një lidhje me Lauren Fryer që në ditët e shkollës së mesme. Mirëpo, për shkak të pamjes së saj, Rice shpesh është në “shënjestrën” e tifozëve rivalë, e kështu ka qenë edhe në duelin kundër Chelseat, i cili u luajt të martën.

Video nga stadiumi Emirates janë shfaqur në rrjetet sociale, në të cilat shihen tifozët e Chelseat duke kënduar këngë fyese për partneren e Rice.

 

Lauren Fryer ndodhet në depresion për shkak të ofendimeve dhe i fshiu të gjitha fotot nga rrjetet sociale. Abuzimi në internet për herë të parë ndodhi në dhjetor të vitit të kaluar kur fansat i thanë Ricer se ai “mund të gjente një më të mirë se ajo”.

Lauren ka qenë mbështetësja më e madhe e Rice që nga fillimi i karrierës së tij dhe ndjek rregullisht ndeshjet. Rice luajti një ndeshje të mrekullueshme në fitoren 5-0 të Arsenalit kundër Chelseat.

Pas gati dhjetë vitesh lidhje, çifti u bë me një djalë, Jude, në gusht të vitit 2022, emrin e të cilit Declan Rice e ka bërë tatuazh në trupin e tij.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci