Të fundit

Bogujevci falënderon opozitën për punën në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në KiE

Javën që po lëmë pas Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi opinionin e raportueses Dora Bakoyannis e cila rekomandon anëtarësimin e Kosovës në KiE, gjersa fjalën e fundit për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës do të japë Komiteti i Ministrave në muajin maj.

E lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në KiE dhe votën pro në Asamblenë Parlamentare ka folur sot nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, njëherësh kryesuese e delegacionit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare.

“Kjo është një arritje e madhe dhe historike për vendin tonë dhe demokracinë. Kjo është fitore e Republikës e themeluar mbi vlera demokratike ku respektohen të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit.

Ky është rezultat i punës dhe angazhimit të përbashkët të delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të cilët kanë punuar pa ndalë dhe me përkushtim në qëllimet tona të përbashkëta…”, tha ajo.

Bogujevci ka falënderuar edhe opozitën për punën e tyre.

“Ky sukses i Kosovës tregon më së miri se kur jemi bashkë mund të arrijmë shumë. Kemi qenë ekip dhe ashtu njihemi në asamble. Ky votim është një fitore e madhe për Kosovën. Ka mbete pjesa finale, ajo e votimit në Komitetin e Ministrave dhe kemi shumë punë për të bërë deri në maj… Unë jam shumë optimiste në vendim që do të merret unë kam besim te plote por, natyrisht ende kemi shumë punë”, ka shtuar Bogujevci.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci