Të fundit

Berjani – qytetarëve: Mos u ankoni për çmimet e naftës, shikoni kolonat në hyrje-daljet e Prishtinës

Një javë më parë çmimet e derivateve në Kosovë kanë pësuar ulje për 2 deri në 3 cent. Kështu pohon kryenaftëtari Fadil Berjani.

Berjani apelon tek qytetarët që të mos kenë ankesa në çmime të derivateve.

“Ju lutem nuk ka nevojë për ankesa të çmimit të derivateve. Shikoni hyrjet dhe daljet e Prishtinës çfarë kolona bëhen.

Lus qytetarët se në çoftëse janë çmimet e derivateve të larta, përdorni shërbimet publike dhe kemi më pak kolona në rrugët tona”, thekson Berjani.

Sipas tij, duke marrë parasysh gjendjen ekonomike në vend, çmimi real i derivateve duhej të ishte një euro.

Ai për Paparacin thotë se në këtë çështje nuk mund të kenë ndikim pasi çmimi përcaktohet nga berza ndërkombëtare.

“Çmimet e deivateve në tregun kosovar sot përafersisht janë: Dizelli  1.33 cent deri ne 1.39 cent, Benzina 1.39 cent deri 1.43 cent. Nuk mundemi me paragjyku se çfarë çmime do te kemi në ditët në vijim se po ka lëvizje në berzat ndërkombëtare dhe kjo po ndikon edhe në tregun kosovar.

Gjendja ekonomike ne Kosovë çfare e kemi, çmimi real kishte me qenë 1€. Por çmimin nuk e përcakton shoqata e naftëtarëve as Qeveria. Çmimin e përcakton berza. Nuk ka nevojë për panik dhe ankesa sese qytetarët tanë janë duke u sherby me çmime më të lira ne regjion perveç Maqedonisë së Veriut”, tha ai.

 

 

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci