Të fundit

I dyshuar për dhunë në familje, Akil Gjakova garon sot në Evropian

Edhe sot do të vazhdojë Kampionati Evropian i xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Akil Gjakova dhe Dardan Cena do të garojnë sot në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Gjakova i hyn garës pas një periudhe të vështirë jashtë fushe dhe me probleme të theksuara me drejtësinë.

Gjakova, ndër atletët më të njohur në vend, dyshohet për veprën penale dhunë në familje. Gjakova, 28 vjeç, dyshohet për dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

Dhjetë ditë më parë, ai u shpall në kërkim nga Policia e Kosovës dhe u dorëzua në polici një ditë më vonë. Xhudisti është liruar, por hetimet ndaj tij vazhdojnë.

Gjakova dhe Cena, dy xhudistët që garojnë sot, do të tentojnë të ndjekin rrugën e Distria Krasniqit që e fitoi medaljen e artë dje në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Gjatë ditës së djeshme garoi edhe Flaka Loxha, por që u eliminua në raundin e dytë

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci