Të fundit

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka bërë deklarimin e pasurisë së tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

I pari i policisë posedon një banesë në vlerë prej 55 mijë euro, por ai ka edhe disa pasuri tjera të paluajtshme që janë të përbashkëta, ku ka deklaruar, pyll, ari, tokë, shtëpi, oborr, transmeton Paparaci.

Ai ka edhe një veturë e cila kushton rreth 5 mijë e 500 euro, ndërsa para të kursyera në institucione financiare, Hoxha ka deklaruar se ka mbi 6 mijë euro.

Në deklarimin e tij, ai ka treguar se ka edhe dy kredi, njëra prej kredive është në emër të tij dhe një kredi ka bashkëshortja e tij.

Të hyra vjetore, si shef i policisë, Hoxha ka deklaruar se merr mbi 29 mijë euro.

 

 

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci