Të fundit

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në një përleshje mes dy të rinjve që ishin nën ndikimin e alkoolit.

Zyrtari policor që pësoi lëndime ka pranuar tretman mjekësor, njofton Paparaci.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Është raportuar se janë përleshur disa persona mes vete, lidhur me rastin njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, të cilët ishin nën ndikim të alkoolit. Zyrtarët policor gjatë intervenimit për t’i vënë nën kontroll janë goditur nga njëri prej të dyshuarve me ç‘rast njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci