Të fundit

LVV: Ndriçimi smart, i dëmshëm për buxhetin e Prishtinës

Kordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Brovina ka folur rreth tenderit që ka hapur komuna e Prishtinës në muajin prill, e  që bëhet fjalë për ndriçimin smart.

Brovina e quan këtë si keqpërdorim të radhës dhe dëm për buxhetin e Prishtinës, njofton Paparaci.

“Analizat tona tregojnë për një keqpërdorim të radhës i cili do të ndodhë me tenderin që planifikon të hapet nga komuna e Prishtinës. Pra është një vazhdimësi e proceseve dhe aktiviteteve të kontratave të dëmshme dhe keqpërdorimeve në vazhdim, të parasë publike që ka ndodhur dhe po ndodh nga komuna e Prishtinës dhe kryetari Rama”, tha Brovina.

“Pra kemi të bëjmë me një kontratë për prokurim nga komuna e Prishtinës. Emërimi i këtij njoftimi për kontratën është programi për ofrimin e shërbimeve të energjisë për ulje të shpenzimeve financiare, ose thjesht me ndriçim smart. Vlera e këtij është 10 milionë euro dhe është kornizë-kontratë me kohëzgjatje prej tri viteve”.

“Ne mendojmë se ky shkel transparencën dhe në opinion shfaqet si emërtim tjetër, shërbim e jo punë, pra e kufizon pjesëmarrjen e operatorëve ekonomik në këtë tender”.

“Nga analizat mendojmë se ky tender shkon në dëm të buxhetit të Prishtinës”.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci