Të fundit

LDK nderon Sali Çekajn me akademi në Gjermani

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku bëri të ditur se kanë mbajtur akademinë përkujtimore për nder të heroit të Kosovës Sali Çekaj në Hamburg të Gjermanisë.

Abdixhiku ndau edhe dhe dekoratën ‘Dr. Ibrahim Rugova’ për Sali Çekajn, njofton Paparaci.

“Sot, në Hamburg të Gjermanisë, nën organizimin e Nëndegës 2 në këtë qytet, mbajtëm Akademinë Përkujtimore për nder të Heroit të Kosovës Sali Çekaj”, shkroi kreu i LDK-së.

“Mes bashkëatdhetarëve e bashkëpunëtorëve të orëve të rënda, rikujtuam në 25 vjetorin e rënies heroike, gjithë kontributin jetësor të një njeriu që la gjurmë në kohë”.

“Në këtë akademi, ndava dhe dekoratën ‘Dr. Ibrahim Rugova’ për Heroin Sali Çekaj”:

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci