Të fundit

“Keni urdhër nga Kurti”, SBASHK e demanton ministren Nagavci

Kryeari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBASHK), Rrahman Jasharaj e ka quajtur të pavërtetë deklaratën e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit, ku kjo e fundit tha se është e gatshme që të takohet me përfaqsuesit e sindikatës.

Sipas Jasharit, që pas përfundimit të grevës së shtatorit të vitit 2022, SBASHK-u ka dërguar kërkesa në Ministrinë e Arsimit që të takoheshin për të disktuar për gjendjen aktuale në arsim dhe për kërkesat e të punësuarve që nga çerdhet e deri në universitete.

“Ne pastaj i ndalëm shkresat sepse nga kabineti juaj merrnin përgjigje se ju nuk paskeni kohë duke u marrë me aktivitete të shumta të takoheshit me ne e të tjetët dhe ato angazhime e aktivitete nuk shiheshin shumë, por ne nuk deshëm të të lodhim e të të ta rrisnim mendjen më”, thuhet në komunikatën e dërguar nga SBASHK.

Tutje, bëhet e ditur se SBASHK e ka njoftuar Nagavcin për protestën që do të mbahet me 1 maj, në ditën ndërkombëtare të punëtorëve.

“Më 25 prill ta dërguam edhe një shkresë dhe  të informuam për protestën e 1 majit dhe t’i dërguam edhe të gjitha kërkesat legjitime të anëtarësisë, të cilat edhe mediat e nderuara i publikuan. Ti Ministre vazhdove me qasjen e njëjtë dhe me heshtjen dhe i ik ende takimeve me ne, por tregoje të vëtetën para medieve”.

Ndërkaq nga SBASHKU mendojnë se urdhëri që të mos takohen vie nga Kryeminsitri i vendit Albin Kurti.

“Ne e dimë se ke urdhër nga Kryeministri, dhe jo vetëm ti, që të mos takoheni me sindikatat dhe duhet të merrni leje nga ai e ndokush tjetër, se kur e me këtë të takoheni, por  të lutemi mos deklaro para mediave se ke gatishëmri të takohesh me SBASHK e me të tjerët sepse kjo nuk është e vërtetë.

 

 

 

 

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci