Të fundit

Një lamtumirë e trishtë: Profil i Ali Lajçit, ish-kryetar i Pejës dhe ish-deputet

Në moshën 69-vjeçare është ndarë nga jeta ish-kryetari i Pejës dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ali Lajçi.

Lajçi u lind në Malaj të Rugovës, Pejë, më 3 janar 1955.

Ai ka përfunduar gjimnazin në Pejë dhe Fakultetin Filologjik në Prishtinë.

Lajçi ishte një zë i fortë dhe i vendosur për të mbrojtur interesat e Kosovës.

Që nga viti 2001 deri në vitin 2007 ka qenë kryetar i Komunës së Pejës, për të vazhduar më pas aktivitetin e tij si deputet.

Ai ka qenë ish-deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe i Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajçi është ish i dënuar politik nga regjimi i Serbisë.

Në vitin 1981 ai ka qenë organizator i demonstratave, arsye për të cilën është dënuar me 15 vite burg.

Pas lirimit në 1991 sërish u burgos në vitin 1993 për organizimin e rezistencës së armatosur (UÇK).

Për vdekjen e tij ka shkruar edhe Lëvizja Vetëvendosje – dega në Pejë.

“Me dhembje të thellë mësuam lajmin e ndarjes nga jeta të Ali Lajçit. Ai ishte një figurë e rëndësishme në historinë e Kosovës, një figurë e shquar në rrugën për lirinë dhe pavarësinë e vendit të tij”- thuhet në njoftim.

LVV-ja thotë se kontributi i Lajçit si kryetar i Komunës së Pejës dhe deputet i Kuvendit të Kosovës do të kujtohet gjithmonë.

“Angazhimi i tij për të mbrojtur territorin dhe sovranitetin e vendit prej Demarkacionit të Murat Mehës ishte i shquar dhe i pamohueshëm. Ai ngriti zërin dhe u bë zëdhënësi i popullit, duke paraqitur argumente të forta kundër kësaj marrëveshje të dëmshme për vendin tonë”- bëhet e ditur në postim.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci