Të fundit

Matoshi thotë se Lajçi sot e çeli debatin e madh: Çfarë ndodhi në Kosovën autonome më 1981?

“Lamtumirë ikonë e pranverës ‘81”. Kështu e nis shkrimin e tij analisti Halil Matoshi për vdekjen e politikanit Ali Lajçi.

Matoshi kujton kohën kur Lajçi ishte mes emrave të organizatorëve të demonstratave studentore e popullore të vitit 1981, për çka ai u dënua nga regjimi i Jogusllavisë me 15 vite burgim.

Analisti Matoshi thotë se Lajçi sot e mbylli ciklin e tij jetësor për me e çelë debatin e madh: Çfarë ndodhi në Kosovën autonome më 1981?

“Ne ende nuk kemi nji histori të mbështetun në fakte për revolucionin studentor në pranveren ‘81 – porse ai ndodhi dhe afektoi jetët tona – plot dy dekada! Ali Lajçi ishte ndër ta! Ata kërkuen t’pamundshmen, por nuk ishin realista, ishin idealista!

Ali Lajçi, nëse jo figura qendrore, ishte ndër monumentalet! Ai sot e mbylli ciklin e tij jetësor për me e çelë debatin e madh: Çfarë ndodhi në Kosovën autonome më 1981. Lamtumirë Ali Lajçi!”, shkruan Matoshi.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci