Të fundit

Konfirmohet largimi nga Mecheleni: Besnik Hasi do të marrë drejtimin e një skuadre të rëndësishme

Besnik Hasi nuk do të jetë trajner i skuadrës belge Mechelen, ku do të largohet në fund të sezonit.

52-vjeçari, i cili arriti rezultate shumë të mira me Mechelenin, do ta drejtojë këtë skuadër edhe në katër sfidat e fundit të Play-Off pastaj do të largohet.

Por në Belgjikë janë të sigurt se ku do ta vazhdojë karrierën shqiptari nga Gjakova. Ai nuk do të largohet nga elita e futbollit belg.

Megjithatë, do të marrë drejtimin e një skuadre me emër të Belgjikë. Skuadra e re e Hasit pritet të jetë KAA Gent dhe për këtë mediat e ndryshme belge janë të sigurta duke raportuar vazhdimisht se ka një marrëveshje mes palëve.

Gent kërkon ta ketë në radhët e veta Hasin dhe për gjakovarin kjo është një mundësi e madhe për tu rikthyer sërish të drejtoj skuadra të rëndësishme.

Mediumi belg Voetbalkrant ka raportuar se ka një marrëveshje në parim mes drejtuesve të Gentit dhe Hasit, por që kanë mbetur të diskutohen edhe disa detaje.

Genti do të jetë skuadra e shtatë e Hasit si trajner, pasi ai përveç Mechelenit ka udhëhequr edhe Al-Ahlin, Al-Raed, Olympiacos, Legia Varashavën dhe Anderlechtin.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci