Të fundit

Po udhëtonte nga Zvicra në Kosovë, vdes një grua në Aeroportin e Prishtinës

Një grua ka vdekur të hënën në mbrëmje në Aeroportin e Prishtinës.

Gruas, shtetase kosovare, iu përkeqësua gjendja gjatë fluturimit me aeroplan nga Zvicra për në Kosovë.

Policia e Kosovës tha se vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.

“Është raportuar se viktima femër kosovare derisa ishte duke fluturuar në arritje nga Zvicra,  i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe pasi është kontrolluar nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja  e viktimës”, tha Policia.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci