Të fundit

17 vite burgim ndaj Qëndrim Januzit

Qëndrim Januzi është shpallur fajtor për vrasje të rëndë dhe është dënuar me 17 vjet burgim.

Verdikti është marrë sot nga një trup gjykues në Gjykatën Themelore në Ferizaj, raporton Paparaci.

Sipas aktgjykimit të lexuar nga gjyqtari Habib Zeqiri, Januzit iu shqiptua një dënim unik prej 17 viteve burgim: 16 vite për vrasje të rëndë dhe një vit për armëmbajtje pa leje.

Të njëjtit i është konfiskuar arma në mënyrë të përhershme.

Vëllai i reperit Betim Januzi – ‘Buta’, akuzohet nga Prokuroria në Ferizaj për vrasjen e Gazmend Hysenit, të cilin dyshohet se e ka qëlluar me gjashtë plumba në Ferizaj në 28 maj të vitit 2022.

Kujtojmë se i akuzuari nuk e kishte mohuar vrasjen, por nuk ishte pajtuar me cilësimin juridik që i kishte bërë Prokuroria

I akuzuari Qëndrim Januzi ndodhet në paraburgim që nga ndodhja e ngjarjes, me kërkesë të Prokurorisë.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci