Të fundit

Dodik: Paralajmërimi i Spajiqit se do ta përkrahë rezolutën për Srebrenicës, katastrofike

Kryetari i enklavës serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë e quajtur Republika Serbe, Millorad Dodik ka thënë se paralajmërimi i kryeministrit malazez Millojko Spajiq se do të mbështesë rezolutën për Srebrenicën është moralisht, politikisht dhe historikisht katastrofike.

“Nëse nuk kanë marrë parasysh stigmën se kjo rezolutë po i imponohet gjithë popullit serb, ata së paku mund të pyesnin veten se si do të ndihen 40 për qind e qytetarëve malazezë që e identifikojnë veten si serbë”, ka shkruar Dodik në rrjetin social X.

Ai ka vlerësuar se Millo Gjukanoviq është mundur në zgjedhje, por fatkeqësisht ka fituar politika, e cila, sipas fjalëve të tij, “zakonisht është në dëm të serbëve në Mal të Zi”./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci