Të fundit

“M’i kanë marrë 85 euro”: Zëdhënësi i AUV-it akuzon Telekomin për vjedhje

Lamir Thaçi, zëdhënës i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë e ka akuzuar operatorin VALA, për siç e quan ai, marrje të kredisë në mënyrë të jashtëligjshme.

Ai u shpreh se ky operator i ka marrë kredi në vlerë 85.46 €, nga ku ka ankesa edhe për shërbim të dobët.

Siç thotë Thaçi i është pamundësuar edhe rishikimi i informatave të garantuara me kushtetutë.

“VALA po ashtu po merr kredi nga llogaria në kundërshtim me rregullat ligjore. Pas disa tentimeve për të marrë informatat të cilat janë të garantuara me kushtetutë dhe ligje. Në mënyrë krejt të paarsyeshme me shkruanin sikur unë s’kam të drejt t’i shoh” shkroi ai.

Thaçi iu është drejtuar autoritetit ARKEP (Autoriteti Rregullator i Komunikimeve Elektronike dhe Postare), për informacion rreth kësaj shume siç thotë ai që i është vjedhur.

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci