Të fundit

E shpallën të vrarë nga Rrustem Llapi, bëhet i gjallë luftëtari serb i arteve marciale

Luftëtari i arteve marciale, serbi Aleksandar Stefanoviq u raportua gabimisht nga media në Kosovë dhe rajon si viktima e Rrustem Rushitit – Llapit për një vrasje që ndodhi në Dyseldorf të Gjermanisë të dielën.

I vrarë nga gjuajtjet me armë zjarri ishte një shtetas gjerman me origjinë serbe, Aleksandar M, i cili ishte reper dhe pronar i lokalit ku ndodhi vrasja.

E Stefanoviq, i cili po ashtu jeton në Dyseldorf, foli sot për televizionin Klan Kosova. Tha se ai është gjallë dhe nuk është vrarë, dhe se ai e familja e tij janë shqetësuar nga raportimet e mediave.

“Mund të them, ju thoni viktima.. po, miku im Aleksandri është viktimë, por kësaj here edhe unë kam qenë një viktimë e madhe mediale. Gruaja ime, shokët e mi dhe miqtë tjerë kanë qenë të shokuar. Gjyshja ka përfunduar në spital, gruaja ime ka marrë mesazhe të lloj-llojshme”, ka thënë Stefanoviq.

Stefanoviq tha se ka raporte të mira me mërgimtarët shqiptarë në Dyseldorf.

“Shikoni, unë kam ardhur në vitin 2001 në Gjermani menjëherë pasi kanë përfunduar ato probleme në Ballkan dhe pasi kanë arritur këtu së bashku me nënën këtu në Gjermani. Komshinjtë e mi të parë kanë qenë shqiptarë, kanë qenë nga Peja. Ka qenë Agroni, të cilin e përshëndes nëse më dëgjon”, tha serbi Stefanoviq.

Ai tha se në diasporë diaspora nga të gjitha vendet e Ballkanit janë të afruar me njëri-tjetrin.

Luftëtari serb i arteve marciale tha se një nga shokët e tij më të mirë ka qenë një shqiptar nga Kosova, me emrin Asllan.

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci