Të fundit

Publikohet një video që tregon dy të rinjtë pak para aksidentit fatal në Suharekë

“Përshëndetja e fundit miku im”.

Kështu shkruhet në një video që i shfaq dy të rinjtë nga Prizreni, Petrit Gashi (20-vjeç) dhe Besnik Haliti (31-vjeç), pak para aksidentit tragjik që ua mori jetët atyre.

Pamjet, të cilat i kanë publikuar miqtë e tyre, i tregojnë dy djemtë në një lokal në Suharekë në ditën e aksidentit që ndodhi të dielën në fshatin Shirokë, disa kilometra larg qytetit të Suharekës.

Dy të rinjtë përshëndeten me mikun e tyre në lokal dhe pasi realizojnë porosinë dalin nga aty, tregojnë pamjet.

Ata po vozisnin me motoçikletë të dielën kur një shofere e një veture dyshohet se nga pakujdesia kaloi në shiritin e kundërt të rrugës dhe goditi motoçikletën.

Policia tha se si pasojë e aksidentit, 20 dhe 31-vjeçari humbën jetën në vendin e ngjarjes.

“Si pasojë e aksidentit vozitësi i motoçikletës si dhe viktima (pasagjeri që gjendej në motoçikletë) mashkull kosovar kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes sipas konstatimit të mjeku kujdestar, kurse lëndime trupore kishin pësuar dy viktima femra kosovare, pasagjere në veturë”, tha Policia.

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci