Të fundit

Vuçiq: Qëllimi është të paditet populli serb

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se qëllimi i hyrjes së Kosovës në Këshillin e Evropës që të “paraqiten paditë kundër serbëve, popullit serb dhe shtetit serb”, por se po heshtet për “shkelje të parimeve elementare dhe njerëzore në Kosovë”.

“Asnjë motiv i Prishtinës nuk është mbrojtja e serbëve dhe pakicave, por Vjosa Osmani ka thënë se motivi kryesor është që familjet të kenë qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut për të paditur Serbinë për shkeljen e të drejtës për jetë të të dashurve të tyre, për shkeljen e të drejtës për dinjitet njerëzor dhe të drejta të tjera që kanë të drejtë anëtarët e familjes. Prandaj, të gjithë atyre që thonë se me këtë fitojmë diçka, le t’ua bëjmë të qartë se anëtarësimi në Këshillin e Evropës ka kuptim vetëm me ngritjen e padive dhe aktakuzave të reja kundër serbëve dhe Serbisë. Kjo është arsyeja pse ne luftojmë që kjo të mos ndodhë. A do t’ia dalim, do të jetë e vështirë, por kjo luftë nuk është e lehtë as për ta. Atyre u duhen të paktën 31 vota, besojmë se do të kenë nga 29 deri në 33, kështu që gjërat janë në teh”, ka thënë Vuçiq në një konferencën për media, transmeton Paparaci.

Ai i ka akuzuar gazetarët dhe aktivistët gjermanë se arsyetojnë faktin se Kosova nuk mund të formojë Asociacionin, sepse nuk ka komuna serbe”, gjë që Vuçiq thotë se nuk është e vërtetë.

“Sekuenca e parë ishte formimi i Asociacionit, por këto kushte ndryshuan pas “vizitës së çuditshme në Athinë” dhe zonja Bakoyannis nuk e përmend më parandalimin e shpronësimit, formimin e stacioneve ushtarake dhe policore, as Asociacionin”, ka thënë Vuçiqi./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci