Të fundit

Punëtorët kërkojnë rritje të pagave, Jasharaj paralajmëron mbi një mijë protestues nga SBASHK-u

Punëtorë të përfaqësuar nga sindikatat në vend do të mbajnë protestë nesër (e mërkurë), me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtoreve. Punëtorët pritet të shprehin pakënaqësitë e tyre për paga të ulëta, për të drejtat dhe sigurinë në punë.

Për këtë protestë janë bërë bashkë, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) dhe Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të Sektorit Privat. Vetëm gjatë vitit 2023 kanë humbur jetën 11 punëtorë dhe 330 aksidente në vendin e punës.

Paga minimale vazhdon të mbetet ende 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjet, dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeçare.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka theksuar për KosovaPress se kjo protestë vjen pas mungesës së dialogut social dhe qasjes së gabuar me sindikatat nga ana e qeverisë. Ai shton se numri i protestuesve vetëm nga SBASHK-u pritet të kalojë mbi 1 mijë.

“Jo vetëm arsimin, por edhe sektorët po i gjen në mungesë të dialogut social, me një qasje tepër të gabuar të qeverisë Kurti, dhe në këtë rast për SBAShK-un me një qasje të gabuar të ministres Nagavci, e cila i ka ikur që nga shtatori i grevave të vitit 2022, edhe përkundër kërkesave tona që të takohemi e të bisedojmë për të gjitha çështjet e shqetësimet. Pra, mungon dialogu në mungesë të vullnetit të Qeverisë dhe ja qe më 1 maj do të kemi një protestë, nuk do të jetë në përmasa të mëdha, do të marrin pjesë vetëm kryetaret, gjegjësisht udhëheqësit, duke filluar nga çerdhet, shoqatat që i kemi në çerdhe, arsimi para universitar, universitetet, kryetaret e nivelit komunal të Universiteteve dhe kryesia e SBAShK-ut, e kësaj radhe në këtë protestë do jenë edhe anëtar nga Federata e Sindikatave të Punëtorëve Teknik të sektorit privat, të cilin e udhëheq kolegu, Jusuf Azemi”, thotë Jasharaj.

Ndërsa, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi thotë se festa e 1 Majit, nuk po i gjen shumë punëtor në Kosovë. Sipas të dhënave në terren, nga bizneset, ai thotë se vetëm dy muajt e parë të vitit janë mbi 150 mijë punëtor që nuk do të kthehen më në Kosovë, pasi kanë gjetur kushte më të mira në vendet evropiane.

Ai shton se gjendja e punëtorëve që kryejnë shërbime për institucionet shtetërore është e mjerueshme.

“Ka disa ndryshime. Festa e 1 majit shumë punëtorë nuk po i gjen më në Kosovë, ata veç janë jashtë. Punëtorët e kompanive private janë në një gjendje më të mirë që kanë qenë, sidomos në ndërtimtari dhe gastronomi, aty ku është puna më e vështirë dhe mund të kemi lëvizje pozitive. Por, punëtorët në gjendjen më të rëndë gjenden aty ku kompanitë kryen shërbime për institucionet shtetërore, shembull për Rektoratin, UP-në dhe këtu kemi gjendjen shumë të rëndë. Për një muaj kemi kërkuar që të bëhet rritja e pagave të punëtorëve të këtyre punëtorëve dhe për një muaj grevë dolëm me po ato paga që kanë qenë më herët. Sot këta punëtorë marrin pagë 292 euro, një periudhe tranzitore për të cilën duhet gjetur vende tjera më të mira që paguhen më mirë…1:20 Shifrat e ikjes kanë qenë marramendëse, ne e dimë që gjithë ata që kanë ik nga 1 janari, një pjesë e madhe janë kthyer deri te kompletimi i dokumentacionit, por ne konsiderojmë që muajin janar dhe shkurt, diku mbi 150 mijë punëtor nuk do te kthehen më në Kosovë, sepse kanë gjetur vendet e tyre të punës jashtë, duke u nisur nga paga e sigurimet shëndetësore”, thotë Azemi.

Në anën tjetër, kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli derisa tregon se do i bashkëngjiten kësaj proteste, thotë se arsyet për të protestuar janë të shumta.

“Me 1 maj sindikatat nuk festojnë, por protestojnë, arsyeja është se kemi për shumëçka të protestojmë. Do të protestojmë për kushtet e punës, për marrëveshjen e përgjithshme kolektive, për Këshillin Ekonomiko-Social që nuk e kemi ende, për sigurimin shëndetësor e shumë gjëra tjera. BSPK e mbështet çdo protestë, dhe patjetër se do jem edhe unë aty nesër në mbështetje të mësimdhënësve, të mësuesve të ndershëm që kemi në Kosovë”, thotë Hykolli.

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci