Të fundit

Në Sojevë të Ferizajt, KEDS ka ndryshuar komplet gjendjen energjetike

Natyrës së bukur të  fshatit  Sojevë  po i shkon për shtati edhe rrejti i ri  elektrik. KEDS aty sapo hoqi edhe shtyllën e fundit të drurit, duke përfunduar të gjitha punimet investive në një rrjet krejtësisht të ri energjetik. Banorët tani do të kenë furnizim stabil me rrymë.

Gjatë implementimit të këtij projekti, KEDS ka vendosur shtyllat të reja të betonit të tensionit të mesëm dhe të ulët.

Ndryshimet që ka bërë KEDS në fshat janë shumë të mirëseardhura për banorët të cilët jetojnë atje.

Familja Ramadani i është shumë mirënjohëse KEDS-it. Ata thonë se ia kanë pa hairin këtyre investimeve.

“E kena pas rrjetin nëpër kodra dhe si frynte era, u nalke rryma. Tash e kanë zhvendos afër rrugës dhe gjithçka është në rregull, “thotë Arjan Ramadani.

Zonja e shtëpisë, thotë se tashmë nuk do të ketë pengesa për të zhvilluar biznesin e tyre të vogël familjar.

“E kena nji fermë të vogël lopësh dhe shpesh na është dashtë me i mjelë ato me dorë,  se shkaku i rrymës nuk punonin pajisjet. E tash që u ndreq rryma jena të sigurt dhe nuk kemi probleme”, thotë zonja Afërditë.

KEDS vazhdimisht është duke investuar në Distriktin e Ferizajt. Vetëm vitet e fundit  janë rreth  64 projekte që janë duke realizuar nëpër të gjithë distriktin. Vetëm në qytet dhe rrethinë janë 21 projekte që po realizohen, duke përfshirë linjat 10 kV që do të rrisin kapacitetet bartëse, si dhe përmirësimin e rrjetit 0.4kV në lagjet brenda qytetit dhe fshatrave.

Projekte të këtilla janë duke u implementuar jo vetëm në rajonin e Ferizajt, por gjithandej Kosovës dhe sipas Planit Zhvillimor të Shpërndarjes së Energjisë, parashihet që brenda këtij viti të realizohen 250 projekte kapitale.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci