Të fundit

Hasani: Mashtrim brutal t’u thuhet qytetarëve se të drejtat e tyre për krimet e luftës do t’i realizojnë në Strasburg

Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare Enver Hasani, në një intervistë për Gazetën Express, ka folur rreth deklaratave të fundit të zyrtarëve shtetërorë lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Duke treguar se për çka mund ta përdorin kosovarët anëtarësimin në Gjykatën e Strasburgut, ai hedh poshtë mundësinë që aty të bëhen padi për krime lufte.

“Nuk ka lidhje kjo gjykatë me krimet e luftës. Në mënyrë të njëjtë, as familjarët e të zhdukurve nuk mund të padisin Serbinë për personat e pagjetur. Kjo është kështu për shkak se  kjo gjykatë nuk mund të ketë juridiksion për situatat dhe gjendjen e krijuar në kohën kur Kosova nuk ka qenë shtet sovran dhe i pavarur”, thekson Hasani.

Hasani thotë se kosovarët po mashtrohen brutalisht kur po u thuhet se mund t’i realizojnë të drejtat e tyre në Strasburg për krimet që kanë pësuar gjatë periudhës së luftës.

“Është një mashtrim brutal i njerëzve dhe lojë me ndjenjat e tyre, kur thuhet e premtohet se pas anëtarësimit tonë në Këshill të Evropës, individët dhe familjarët e goditur nga fatkeqësitë e luftës mund të realizojnë të drejtat e tyre në Strasburg” thekson ai.

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci