Të fundit

Skandali me tifozët, FFK-ja me dënime të ashpra për Dritën

Skuadra e Dritës është dënuar nga Komisioni Disiplinor i FFK-së pas tollovisë së krijuar pas përfundimit të ndeshjes me Prishtinën, të zhvilluar në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i Federatës së Futbollit të Kosovës vendosi të martën të dënojë ekipin me një pezullim nga prania e tifozëve në katër ndeshjet e tyre të ardhshme në terrenin e vet, si dhe me një gjobë monetare prej 1500 euro.

Vendimi ndaj ekipit gjilanas u mor pasi komisioni gjeti mospërputhje në organizimin e ndeshjes gjysmëfinale të Kupës kundër Prishtinës, e cila u luajt më 24 prill. Sipas komunikatës së FFK-së:

“Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët e Dritës manifestuan sjellje të ashpra, josportive, e të cilat dëmtojnë autoritetin sportiv të futbollit. Sjelljet e tyre janë manifestuar me gjuajtje të gjësendeve të palejuara në drejtim të lojtarëve të Prishtinës, përafërsisht 25 shishe plastike. Tifozët e Dritës kalojnë rrethojat, duke depërtuar në fushë dhe duke u konfrontuar drejtpërdrejt fizikisht me zyrtarët e klubit Drita”.

FFK gjithashtu theksoi që vendimi ishte “i nevojshëm për të mbrojtur integritetin dhe imazhin e sportit dhe për të zbatuar rregullat dhe normat e përgjithshme të sjelljes sportive konform akteve normative të federatës”.

Pas incidentit në fushë, u raportua një incident tjetër që përfshinte drejtorin sportiv të Dritës, Valon Zymberi, i cili së bashku me të tjerë nga klubi dhe të afërmit e tij, u akuzua për një sulm ndaj udhëheqësit të tifozëve “Intelektualët”. Zymberi u ndal për 48 orë dhe më pas u përball me një masë më të lehtë nga organet e drejtësisë. Ndërkohë, Drita ka shprehur mbështetjen për Zymberin, i cili vazhdon të mbajë postin e drejtorit sportiv, eduke dënuar dhunën.

Eliminimi i Dritës nga Kupa, së bashku me penalizimin e ri, ka dëmtuar ndjeshëm shanset e klubit për të ndjekur titullin e kampionatit. Me mungesën e përkrahjes së tifozëve në lojërat e tyre si vendas që nga kjo pikë e sezonit, sfidat e Dritës për të ruajtur pozitat e larta në tabelë janë rritur dukshëm.

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci