Të fundit

Xhaka takohet me Hamzën, i shpalos diçka por edhe ia bën një ofertë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, në Zvicër, Ragip Xhaka është takuar me kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.

Xhaka njofton se Hamzës ia ka shpalosur angazhimin e palëkundur të diasporës sonë në mbështetjen e projekteve dhe iniciativave që premtojnë ndryshime të thella dhe domethënëse në skenën politike kosovare.

“Sot kam pasur kënaqësinë dhe nderin ta takoj zotin Bedri Hamza, kandidatin tonë dhe kryeministrin e ardhshëm të Republikës së Kosovës. Gjatë këtij takimi, së bashku me bashkëpunëtorët e mi të afërt, diskutuam hollësisht mbi zhvillimet politike aktuale në Kosovë dhe strategjitë dhe vizionin politik të përbashkët përballë sfidave të ndryshme, si dhe  zgjedhjet e ardhshme.

Unë i kam shpalosur zotit Hamza angazhimin e palëkundur të diasporës sonë në mbështetjen e projekteve dhe iniciativave që premtojnë ndryshime të thella dhe domethënëse në skenën politike kosovare. Ne jemi të vendosur të kontribuojmë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për vendin tonë, duke përqafuar një vizion të ri qeverisës që sjell prosperitet dhe stabilitet”.

Tutje, Xhaka njofton se e ka ftuar Hamzën që të vizitojë Zvicrën në të ardhmen e afërt për bisedë me mërgatën shqiptare.

“Gjithashtu, kam ftuar zotin Hamza që të vizitojë Zvicrën në të ardhmen e afërt, ku ai do të ketë mundësinë të takojë dhe të dëgjojë nga afër zërin dhe pritjet e mërgatës shqiptare. Ne besojmë se ky bashkëbisedim do të jetë jetik për të hartuar politikat që do të adresojnë në mënyrë efikase dhe me përparësi nevojat dhe shqetësimet e tyre.

Përmes kësaj komunikate që po ndaj në llogarinë time në Facebook, dua të riafirmoj angazhimin tim dhe të degës që drejtoj për të punuar pa u lodhur në mbështetje të zotit Hamza dhe PDK-së, për një Kosovë më të mirë dhe më të drejtë për të gjithë qytetarët e saj. Ju ftoj të qëndroni pranë nesh në këtë udhëtim transformues”.

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci