Të fundit

“Lufta për finale”, Ancelotti publikon formacionin kundër Bayernit

Sonte nis faza e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve me superndeshjen mes Bayern Munichut dhe Real Madridit.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Allianz Arena” në Munich, raporton KosovaPress.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin korrik të vitit 2019, ku asokohe Bayerni e mposhti Realin 3:1.

Sa i përket ndeshjes së sotme, te Bayerni mungojnë Boey, Buchmann, Coman, Marusic, Sarr dhe De Ligt, kurse te Reali nuk do të paraqiten Alaba dhe Carvajal.

Kur kanë mbetur më pak se dy orë deri te fillimi i ndeshjes, trajneri i Realit, Carlo Ancelotti është treguar i hershëm duke vendosur për formacionin zyrtar, dhe atë e gjeni më poshtë.

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci